Kronikë

Lushnjë/ Pronari kap ‘mat’ hajdutin profesionist teksa tentonte t’i vidhte makinën, Policia arreston 48-vjeçarin me precedentë (EMRI+VIDEO)

29 Korrik, 09:55| Përditesimi: 29 Korrik, 10:08

  • Share

Lushnjë- Po tentonte të vidhte një makinë, 48-vjeçari me precedentë penalë arrestohet në flagrancë pasi u pikas nga vetë pronari i mjetit.

Aksioni është kryer ditën e djeshme, në lagjen "Çlirimi", kurse i arrestuari është Gentian Kane, i skeduar nga uniformat blu për precedentët e theksuar kriminalë.

Nga hetimet e kryera dhe këqyrja në vendngjarje rezulton se i dyshuari po përpiqej të vidhte një automjet tip “BMË”.

I dyshuari u konstatua nga pronari i automjetit dhe menjëherë u kap nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë që po patrullonin në zonë.

“Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit G. K., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "vjedhja", mbetur në tentativë”, tha policia.

Policia ndau edhe pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë, që tradhtuan 48-vjeçarin dhe do përdoren gjithashtu si një provë materiale për hetimet e mëtejshme.

Gjithashtu, vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 48-vjeçari, kurse dosja i kaloi Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?