Një tjetër qendër shëndetësore është rikthyer në funksionim pas rindërtimit. Bëhet fjalë për Qendrën Shëndetësore në Bubullimë të Lushnjës, e cila kishte dalë jashtë funksionimit vite më parë dhe tani është ndërtuar me standarde bashkëkohore, staf dhe pajisjet e duhura mjekësore për t’u shërbyer qytetarëve (pamjet).
Lajmin e njofton vetë kryeministri Edi Rama me një video-postim në rrjetin social Facebook ditën e sotme (26 shkurt), duke shtuar se qendra e Bubullimës është një nga 400 funksionalet aktualisht, që dikur ishin të rrënuara e jashtë funksioni.
Teksa e cilëson si një “qendër që i kishte mbetur vetëm emri si mbi një varr të mbuluar me ferra”, duke publikuar pamje para dhe pas rindërtimit, ai i përgjigjet edhe një herë kundërshtarëve me pyetjen se: Ku e gjen këneta bashkë me faunën e saj paturpësinë të përballet akoma me Shqipërinë?”.
“MIRËMËNGJES
dhe me një nga 400 Qendrat Shëndetësore, të cilave u kishte mbetur vetëm emri si mbi një varr të mbuluar me ferra, e që ne ia kthyem popullit me standardet e një shteti europian, si kjo në Bubullimë, Lushnjë, po edhe me habinë se ku e gjen këneta bashkë me faunën e saj paturpësinë të përballet akoma me Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama në krah të video-postimit.
Komente

Ti dhe mbas 50 vitesh ne pushtet prape ke te tjeret do e gjrsh fajin...
Përgjigju