Pamje nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Lushnjë/ Shkrumbohet dyqani në fshatin Delisufaj, shkak shkëndija elektrike

13 Dhjetor 2024, 13:43| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 13:51

  • Share

Lushnjë-Një dyqan në në fshatin Delisufaj të Lushnjës është shkrumbuar totalisht nga zjarri. Shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. 

Fatmirësisht asnjë nga familjarët nuk ka qenë prezentë në ndërtesë në momentin e incidentit.

Pavarësisht se banorët e zonës janë munduar që të shuajnë flakët me mjete rrethanore çdo gjë që ka qenë brenda nuk i ka shpëtuar zjarrit.

Sipas familjarëve dëmet janë të konsiderueshme.

“Çdo mall na është djegur, kishim objekte të ndryshme tavolina, karrige, bufe, fatmirësisht nuk na u dogj nipi, se sa kishte ardhur nga shkolla kishte lënë çantën dhe kishte ikur. Nuk ka shpëtuar asgjë. Janë bërë të gjitha hi”, tha  Rabushe Musaku për Report Tv.

"Çdo gjë është djegur. Ishim në punë, na lajmëruan komshinjtë. E fikëm zjarrin me kova me ujë", tha Juxhin Musaku për Report Tv.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?