Paralajmërim apo tentativë e dështuar vrasjeje? Shpërthim tritoli në një shtëpi në Lushnjë! Shpëtojnë 5 anëtarët e familjes (VIDEO)

1 Nëntor 2022, 22:40| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 10:30

  • Share

LUSHNJE- Një shpërthim me tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë private në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë.

Report Tv mëson se banesa ishte në pronësi të Arben Turkut i cili është në emigrim në Angli, por aktualisht jetonte me qira kunati i tij, Altin Lamçe. Ky i fundit është tregtar në tregun e fruta-perimeve.

Në momentin e shpërthimit, kanë qenë 5 pjesëtarë të familjes Turku, ku fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime, teksa ka pasur dëme të shumta materiale pasi janë thyer xhamat dhe dyert e kësaj banesë.

Tritoli është hedhur nga jashtë murit rrethues brenda në oborr. Burime bëjnë me dije se nuk është dëmtuar makina, por vetëm xhamat e para të banesës. Dyshohet granatë ose një sasi e vogël dinamiti.

Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nëse ishte një paralajmërim, një tentativë e dështuar vrasjeje apo motive të tjera që ende nuk dihen. 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?