VIDEO/ Të maskuar dhe me armë zjarri, arrestohen tre të rinjtë në Lushnjë, tentuan të vjedhin një banesë

1 Korrik 2023, 09:35| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 10:00

  • Share

LUSHNJË- Tre të rinj kishim planifikuar të vidhnin një banesë në fshatin Bubullimë në Lushnjë, por plani nuk u shkoi siç duhej. Banorët e fshatit i kishin parë të maskuar që po shkonin në drejtim të një banesë në fshat dhe kishin lajmëruar policinë. Gentian Bajrami, 22 vjeç, dhe Ramazan Troka, 29 vjeç,  u arrestuan në banesën që ishin futur për të vjedhur, ndërsa në pranga ra edhe një 30-vjeçar, i cili i ka lëvizur me makinë.

Po ashtu, njëri prej të rinjve ishte i pajisur me pistoletë, ndërsa kjo vjedhje mund të kishte përfunduar edhe me pasoja fatale për jetën, por fatmirësisht u shmang. Bajrami dhe Troka u kapën në flagrancë në oborrin e banesës ku donin të vidhnin, pa hyrë ende në brendësi të saj. Ndërkohë, Volter Alushaj i kishte dërguar me makinë deri në zonën ku kishin planifikuar vjedhjen dhe po i priste ata në vendin e quajtur "Rotondoja e Kolonjës", për t’i marrë sërish, pas kryerjes së krimit.

Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike dhe 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale "Vjedhje me armë", mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, si dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?