Kronikë

Lushnjë/ Tentoi të grabiste bagëtitë, hajduti plagos me armë gjahu të zotin e stanit (VIDEO)

16 Prill, 10:49| Përditesimi: 16 Prill, 13:42

  • Share

Lushnjë- Një tentativë grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë.

Një 65-vjeçar i cili tentoi të vidhte bagëtitë në një shtëpi në Plug ka rënë në prangat e policisë.

Dedë Dedaj pasi është pikasur nga i zoti i shtëpisë, Flamur Mane është përleshur me të madje edhe e ka qëlluar me armë gjahu.

Pas incidentit Mane ka njoftuar policinë që bënë të mundur edhe kapjen e hajdutit, gjithashtu banues në Plug.

Ndërkohë i plagosuri ndodhet te Trauma jashtë rrezikut për jetën.

Burime për Report Tv kanë thënë se edhe disa disa ditë më parë, Flamur Manes i kanë vjedhur disa bagëti në stanin e tij.

Njoftimi i policisë:

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. D., 65 vjeç.

I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?