Policia e Lushnjës

Kronikë

Lushnjë/ Thyerje e masës së Gjykatës, aksident, vjedhje e dhunë në familje, 2 të arrestuar dhe 4 të tjerë nën akuzë (EMRAT)

9 Qershor, 13:19| Përditesimi: 9 Qershor, 13:22

  • Share

Lushnjë- Dy persona u arrestuan dhe 4 të tjerë u morën nën akuzë për vepra të ndryshme penale si aksidenti rrugor, thyerja e masës së Gjykatës, vjedhje dhe dhunë në familje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 19-vjeçarin Bjorni Bani, banues në Lushnjë.

“Automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin e L. B., 45 vjeç, banues në fshatin Pluk, duke u plagosur ky i fundit, i cili në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Kurse i dyshuari Petrit Toromeni, 49 vjeç, u arrestua pasi theu masën e sigurisë së Gjykatës.

“I dyshuari banues në fshatin Goriçaj, u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie "arrest në shtëpi", për veprën penale "dhuna në familje", sqaroi policia vendore.

Nën hetim për dhunë në familje u mor edhe Sh. P., 51 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij. Kurse dy 16-vjeçarë në Divjakë, banues në fshatin Zharrnec, dyshohet se kanë vjedhur 1 motomjet në fshatin Muçias.

Kurse M. T., 51 vjeç, banues po në Divjakë, u mor nën akuzë pasi ka shkuar te banesa ku jetojnë 2 fëmijët e tij të mitur, ndërkohë që ata janë të pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj 51-vjeçarit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?