Policia e Lushnjës

Kronikë

Lushnjë/ Turisti francez merr makinë me qira dhe e përplas në aksident, e braktis dhe arratiset pa paguar! Pronari i subjektit e denoncoi 18-vjeçarin

18 Gusht, 14:35| Përditesimi: 18 Gusht, 14:38

  • Share

Lushnjë- Turisti francez merr makinën me qira dhe e përplas në aksident në Lushnjë, braktis mjetin dhe arratiset pa kryer pagesën.

Policia vendore njoftoi sot (18 gusht) se ka marrë nën akuzë adoleshentin 18-vjeçar H.D., nga Franca, menjëherë pas kallëzimit të pronarit të subjektit të mjeteve me qira. Hetimet ndaj turistit është vendosur të bëhen në gjendje të lirë.

Sipas hetimeve, i dyshuari ka marrë makinë me qira, të cilën e ka aksidentuar me pasojë dëme materiale në një fshat të Lushnjës, ku e ka braktisur duke u larguar, pa kryer as pagesën sipas marrëveshjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin francez H. D., 18 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi G. M., 32 vjeç, përfaqësues i një subjekti për dhënien e automjeteve me qira, se 18-vjeçari ka marrë me qira një automjet dhe nuk ka bërë pagesën, por e ka braktisur në një fshat në Lushnjë, pasi është përfshirë në një aksident me pasojë dëme materiale”, tha policia vendore.

Hetimet për rastin i kaluan prokurorisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?