Lushnjë/ U kap në flagrancë duke shitur doza të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari (EMRI)

30 Korrik, 11:28| Përditesimi: 30 Korrik, 11:54

  • Share

Lushnjë-Një 44-vjeçar nga Lushnja është vendosur në pranga pasi u kap në flagrancë duke shitur doza të lëndëve narkotike.

Autori i identifikuar si Artur Alla dyshohet se siguronte lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, i ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste në lagje të ndryshme, informoi sot policia. 

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij uniformat blu gjetën sekuestruan doza heroine dhe kokaine në cilësinë e provës materiale. 

Arrestimi u krye në kuadër të megaoperacionit të koduar "Tempulli".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?