Foto ilustruese

Kronikë

Lushnjë/ Ushtronin dhunë ndaj bashkëshorteve, arrestohen dy persona

21 Shkurt, 11:09| Përditesimi: 21 Shkurt, 11:12

  • Share

LUSHNJË - Dy persona janë arrestuar në Lushnjë pasi ushtronin dhunë në familje ndaj gruas. Një 34-vjeçar u kap në flagrancë nga efektivët, pasi kishte dhunuar gruan e tij.

'-arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;', njofton policia.

Gjithashtu dhe në Radostinë, 44-vjeçari R.Sh., u prangos në flagrancë për shkak të dhunës ndaj bashkëshortes së tij.

'Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. Sh., 44 vjeç, banues në Radostinë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.', vijon më tej njoftimi i policisë.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?