Lushnjë- Aksident rrugor në qytetin e Lushnjës, plagoset një 60-vjeçar që udhëtonte me biçikletë, teksa u përplas nga një mjet.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Pluk, kurse i dëmtuari është Mujo Ferhati. Për shkak të errësirës është përplasur nga një mjet me targa AA529LD.
Nga përplasja Ferhati ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore dhe ekzaminime. Policia e Qarkullimit Rrugor shhkoi në vendngjarje për të dokumentar rastin, ndërkohë që edhe disiplinimi i trafikut bëhet në kushtet e errësirës së plotë.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit kur e ka parë përpara personin me biçikletë është munduar t'a shmangë përplasjen, por pavarësisht manovrës dhe frenimit, e ka goditur 60-vjeçarin që përfundoi në kanalin anash rrugës.
Aksi rrugor nga fshati Pluk deri në rrethrrotullimin e autostradës, është pa ndriçim dhe i vështirë për t'u përshkuar, pasi personat që udhëtojnë me biçikleta janë të shumtë.
Komente

Ferhatit i uroj shërim të shpejt dhe shëndet të ketë!Por Fërhati dhe Fërhatat të tjerë kur të dali mbremjeve me biçiklet që të përdori një foshorishente qëtë mbroj veten dhe jo shoferin.Shteti duhet të vendos ligjin dhe gjoba kush nuk përdor fosforishente në këto rrugë pa ndriçim.
Përgjigju