Kronikë

Lushnjë/ Vetura përplas biçiklistin, plagoset 60-vjeçari! Shkak mungesa e ndriçimit në rrugë, burim aksidentesh (VIDEO)

2 Gusht, 22:27| Përditesimi: 2 Gusht, 22:30

  • Share

Lushnjë- Aksident rrugor në qytetin e Lushnjës, plagoset një 60-vjeçar që udhëtonte me biçikletë, teksa u përplas nga një mjet.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Pluk, kurse i dëmtuari është Mujo Ferhati. Për shkak të errësirës është përplasur nga një mjet me targa AA529LD.

Nga përplasja Ferhati ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore dhe ekzaminime. Policia e Qarkullimit Rrugor shhkoi në vendngjarje për të dokumentar rastin, ndërkohë që edhe disiplinimi i trafikut bëhet në kushtet e errësirës së plotë. 

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit kur e ka parë përpara personin me biçikletë është munduar t'a shmangë përplasjen, por pavarësisht manovrës dhe frenimit, e ka goditur 60-vjeçarin që përfundoi në kanalin anash rrugës.

Aksi rrugor nga fshati Pluk deri në rrethrrotullimin e autostradës, është pa ndriçim dhe i vështirë për t'u përshkuar, pasi personat që udhëtojnë me biçikleta janë të shumtë.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?