Kronikë

Lushnjë/ Vodhën 4 motomjete elektrike në një biznes në Savër, një në pranga! Në kërkim tjetri (EMRI+VIDEO)

29 Qershor, 10:19| Përditesimi: 29 Qershor, 10:31

  • Share

Lushnjë- Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi vodhën gjatë natës 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera në një biznes në Savër.

I arrestuari është identifikuar si Ergest Prençe, ndërsa denoncimin për grabitjen e ka bërë pronari i biznesit.

Uniformat blu vijojnë me hetimet në lidhje me vjedhejet e tjera që mund të kenë kryer këta dy persona.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga shtetasi I. S., se në biznesin e tij në lagjen "Savër", i kishin vjedhur sende të ndryshme, gjatë natës, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e vjedhjes dhe identifikimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është bërë e mundur identifikimi i autorëve.

Në vijim të veprimeve operacionale u bë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., 38 vjeç, banues në Pirrë, si edhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi O. D., 34 vjeç, banues në Lushnjë. Po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 34-vjeçarit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas", informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?