Kronikë

Lushnjë/ Vodhi një automjet dhe 2 arka kursimi në një market, arrestohet autori! I dënuar më parë për vjedhje (EMRI)

11 Dhjetor 2024, 16:57| Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 19:37

  • Share

Lushnjë-Një 43 vjeçar i cili gjatë natës së sotme (11 dhjetor 2024) vodhi një makinë dhe 2 arka kursimi në një market në fshatin Golem i Vogël ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës.

Në banesën e Roland Bicos u gjetën paratë dhe produktet e grabitura nga marketi Tajar Balit.

43 vjeçari i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja", i ka transportuar në banesë me makinën të cilën po ashtu e vodhi.

"Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi Roland Bico, banues në fshatin Golem i Vogël, ka dëmtuar dritaret e marketit në pronësi të shtetasit Tajar Bali dhe ka vjedhur aty, produkte të ndryshme ushqimore dhe 2 arka kursimi me para. Më pas, shtetasi Roland Bico ka vjedhur një automjet të parkuar pranë këtij marketi dhe ka transportuar me të, produktet e vjedhura, në banesën e tij.Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin R. B., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?