Kronikë

Lushnjë/ Publikohet momenti kur dy të rinjtë dhunojnë barbarisht 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara në dëgjim dhe të folur! E godasin edhe pasi shembet përtokë (VIDEO)

25 Mars, 20:36| Përditesimi: 25 Mars, 22:52

  • Share

Lushnjë- Zbardhen momentet e sulmit dhe dhunës barbare të dy të rinjve ndaj një 43-vjeçari me aftësi të kufizuara në të dëgjuar dhe në të folur, ngjarje e ndodhur më 20 mars në Lushnjë dhe e denoncuar në media.

Në pamjet e siguruara nga Report TV dhe Shqiptarja.com shihet çasti kur dy agresorët sulmojnë pa asnjë shkak Fabjol Hysin, i cili mbeti i plagosur rëndë, ka dëmtime në kokë nga goditjet dhe ndodhet te Trauma.

Ato janë shkëputur nga filmimet e kamerave të sigurisë në zonë, që tashmë janë edhe provë materiale e Prokurorisë.

Fillimisht një prej tyre e godet me diçka të fortë, teksa 43-vjeçari përpiqet të mbrohet dhe tërhiqet pas. Duke u përpjekur të shpëtojë, ai ndiqet dhe goditet derisa vihet përtokë nga agresorët dhe dhunohet pa mëshirë.

Përpjekja e tij për t’u mbrojtur ishte e kotë, pasi dy autorët e lanë pa ndjenja në rrugë dhe u larguan me vrap.

Gjykata e Fierit i ka lënë në burg 20-vjeçarin Irdi Nasufi ,si dhe ka caktuar detyrim paraqitje për 17-vjeçarin me iniciale E.K., pasi policia i arrestoi. Autorët kanë pranuar fajësinë gjatë masës së sigurisë në Gjykatën e Fierit.

Fabjol Hysi, 43-vjeç është sulmuar brutalisht nga dy të rinjtë teksa kalonte në rrugë, pranë xhamisë së Lushnjës. Ata e kanë goditur me grushte dhe gurë, duke i shkaktuar plagë në kokë e trup. Fabjol Hysi ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, në shërbimin e Neurologjisë. Mjekët thanë se është në gjendje stabël, por nuk ka kaluar ende rrezikun për jetën.

Sipas autorëve, 43-vjeçari i ka ofenduar, por dëshmia e tyre është marrë me rezerva nga hetuesit, pasi ai është me aftësi të kufizuara në të folur dhe dëgjuar, duke u rrëzuar kjo alibi.

Policia e Lushnjes ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj ngjarje të rëndë, ku pre e dhunës ka rënë 43-vjeçari me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu Policia e Fierit mohoi akuzat se ka tentuar të fshehë dhunimin e 43-vjeçarit. 

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Enveri: 25/03/2025 21:12

    Keta barbona duhet te denohen me nga 15 vjet burg dhe ta shohin pastaj sa te forte jane plerat e ndyre

    Përgjigju
  • polic: 25/03/2025 20:59

    Eh kur jane bere dhe keta lepujt e lushnjes kaq te eger ... vaj medet. Dhunohen njerez me aftesi te kufizuara ne mes te qytetit, cfare brez adoleshentesh po ritet?! Te jem i sinqerte ketyre adoleshenteve te sotem po nuk ju a hengre koken me zdrug qe tashti, sidomos qoshet, behen shume te rezikshem dhe ne nje shoqeri te kalbur deri ne palce si e jona, e edukim familjar joegzistente, nuk eshte cudi te kthehen kriminele brenda nje momenti. Kjo ju kushton jeten ose burgun pastaj, ska rendesi se si rrotullohen zaret e fatit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?