Lushnjë- Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bar të thatë në lagjen “Çlirim”, në periferi të qytetit të Lushnjës.
Flakët ranë në një zonë me banesa a private, teksa u vunë nën kontroll në kohë të shpejtë nga zjarrfikësit e Lushnjës, pasi rrezikonte edhe godinat përreth.
Kanë mbërritur edhe efektivët e rendit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Në zonë është stakuar energjia elektrike dhe është eliminuar rreziku i përhapjes së zjarrit.
Pasi është vënë nën kontroll situata, zjarrfikësit kanë konstatuar tela të këputur të energjisë elektrike dhe dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë shkëndije që ka këputur telat përcjellës.
Kanë mbërritur dhe punonjësit e grupit të avarive të OSSHE Lushnjë, për riparimin e linjës elektrike që furnizon lagjen.
Komente
