Lushnjë- Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm rreth orës 3:45 minuta në ish-parkun e automjeteve në Lushnjë, në lagjen 'Gafurr Muço'.
Gazetari Yrjet Saliasi bën me dije se si pasojë e flakëve katër autobusa janë përfshirë nga flakët- ku tre prej tyre janë shkrumbuar tërësisht ndërsa një është djegur pjesërisht.
Pas incidentit janë lajmëruar drejtuesit e tjerë për të hequr autobusët e tjerë.
Edhe pse zjarrfikësit kanë mundur të neutralizojnë flakët dëmet janë të konsiderueshme.
Sipas policisë zjarri i rënë ka qenë aksidental, ndërsa informojnë se fillimisht ka rënë në një autobus dhe pastaj është përhaput te të tjerët.
"Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen "Gafurr Muço" Lushnjë, në vendin e quajtur "ish-parku i autobusave", dyshohet se në një autobus të parkuar ka rënë zjarr aksidentalisht e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë, në pronësi të shtetasve V. Z., B. M. dhe G. M", informoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Komente
