Kronikë

Lushnje/ Zjarr në katin e parë të një pallati, flakët vihen nën kontroll nga zjarrfikësit, s'ka persona të lënduar (VIDEO)

26 Gusht, 21:18| Përditesimi: 26 Gusht, 21:42

  • Share

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në Lushnje.

Zjarri është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit. Ndërsa dyshohet se shkak ka qenë djegia e panelit elektrik.

Si pasojë e zjarrit, në pallat mungon energjia dhe nuk punojnë ashensorët.

Zjarri ka shkaktuar panik dhe ankth tek banorët, ndërsa s'ka persona të lënduar.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?