Kronikë

Lushnjë/ Zjarri shkrumbon apartamentin, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike. I moshuari u ndje keq kur pa shtëpinë në flakë, përfundon në spital

12 Gusht 2024, 09:58| Përditesimi: 12 Gusht 2024, 11:24

  • Share

Lushnjë- Digjet një banesë në qytetin e Lushnjës, u rrezikuan nga flakët edhe apartamente të tjera afër. Pronari i moshuar i apartamentit, pasi e pa në flakë nga rruga, është ndjerë keq nga ana shëndetësore dhe banorët e çuan me urgjencë në spital, ku dhe ndodhet nën kujdes intensiv.

Vatra e zjarrit raportohet se ka rënë mëngjesin e sotëm, në lagjen “Kadri Qystri”. Dëmet materiale janë të shumta, po për fat të mirë nuk raportohet për viktima. Zjarri ka rënë në katin e katërt të godinës, teksa njoftohet se në ato momente në shtëpi nuk ka pasur njeri. Zjarrfikësit dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje dhe arritën t'i shuanin flakët, duke i lokalizuar dhe shmangur përhapjen e tyre më tej.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar zjarrin. Pronari i banesës tha se ishte larguar në orën 08:30 nga shtëpia dhe është njoftuar nga fqinjët për zjarrin. Pasi ka parë banesën në flakë, i moshuari nuk është ndjerë mirë dhe u dërgua për trajtim me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdes. Sipas asaj çfarë u tha fqinjëve kur kishte dalë nga banesa, ai i kishte fikur të gjitha pajisjet elektro-shtëpiake para se të dilte.

Në apartament është djegur gjithçka, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, të cilët kanë shuar flakët për të mos rrezikuar banesat e tjera në pallat, si dhe kanë evakuar banorët e tjerë, për mos t’u rrezikuar jetët.

Policia vendore ka nisur edhe hetimet me një grup ekspertësh, për të zbuluar shkaqet e vatrës së zjarrit dhe priten informacione më të detajuara. Paraprakisht dyshohet për zjarr aksidental.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushnjari: 13/08/2024 06:47

    Shyqyr qe shpetuat vete naun Zoti te dhente fuqi ty dhe cunin Ishalla bashkia e ndihmon kete pensionist te shkret qe gjith jeten me halle te medhaja ka pas

    Përgjigju
  • Ich: 12/08/2024 10:23

    Nje gje me beri pershtypje,se si zjarrfiksit Levizin ngadal e te qet sikur ven ne dasem,duke ditur se marrin parat duke ndenjur ulur gjith diten ne kafene dhe nevojiten per disa minuta ne vit.ju faleminderit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?