Kronikë

Lushnjë-Rrogozhinë/ Makina me shpejtësi del nga rruga dhe përplas dy mjetet e parkuara para hotelit, s’ka të lënduar! Policia ndalon drejtuesin, shkak dyshohet edhe lagështia

22 Nëntor 2024, 16:58| Përditesimi: 22 Nëntor 2024, 17:26

  • Share

Lushnjë- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë.

Ngjarja u shënua tek rrethrrotullimi i Plugut. Shkak paraprakisht dyshohet se është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën e ngiste drejtuesi automjetin tip "Opel", me targa AA506IB, duke dalë nga rruga. 

Për pasojë është përplasur edhe me dy automjete të tjera të parkuara anash rrugës, përballë një hoteli. 

Nga përplasja raportohet se ka vetëm dëme materiale. Uniformat blu në vendngjarje kanë ndaluar drejtuesin e automjetit, që i është nënshtruar hetimit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 

Në këtë segment, megjithëse shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar, drejtuesit e automjeteve asnjëherë nuk e respektojnë, duke tejkaluar limitet dhe bërë burim aksidentesh për rrjedhojë.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?