Lushnjë/ I dehur në timon, përplas disa mjete në ecje dhe të parkuara, arrestohet shoferi 50- vjeçar (VIDEO)

24 Shtator, 12:02| Përditesimi: 24 Shtator, 12:33

  • Share

Polica e Lushnjës, ka arrestuar ditën e sotme një drejtuesin një mjeti tip Volkswagen, me iniciale K. B rreth 50 vjeç, pasi ka përplasur disa mjete në ecje dhe të parkuara.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës ‘Marin Barleti’ në afërsi të qendrës së qytetit.

Në gjendje të dehur ai është shoqëruar nga punonjësit e policisë, pasi edhe pse kishte dëmtuar disa mjete nuk pranonte të ndalonte dhe vazhdoi me manovra të rrezikshme të vinte në rrezik edhe kalimtarët.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me urgjencë policia e rendit që e ka shoqëruar pasi vazhdonte të kërcënonte me fjalë e gjeste drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët dhe policia e qarkullimit rrugor e cila e cila po dokumenton ngjarjen ku të paktën 4 mjete janë dëmtuar.

Kryqëzimi në këtë pikë në qytet është bërë shpesh herë shkak për aksidente ku sot fatmirësisht nuk kishte kalimtarë apo drejtues mjetesh të lënduar.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?