Lufta e Izraelit me Iranin ka impakt për zgjerim të mëtejshëm nëse shtetet e mëdha nuk ulen në tavolinën e negociatave për të gjetur gjuhën e paqes dhe armëpushimin.
Ky konflikt mund të zgjerohet më tej dhe të sjellë problematika edhe për Evropën, deri tek ato ekonomike apo sulme terroriste të bazave apo lokacioneve amerikane e izraelite. Ky impakt mund të përfshijë edhe Shqipërinë e Kosovën.
Kështu u shpreh sot në emisionin ‘Studio Live’ të Report Tv, ish-diplomati Lutfi Bilalli, i ftuar nga moderatori Arbër Hitaj, për të analizuar situatën gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe luftën e re që ka nisur atje.
“Kjo është një vatër e re krizë, ka rrezik dhe impakt për zgjerimin edhe më tej. Izraeli është goditur, teksa paralajmërohet edhe përdorimi i raketave edhe më te rrezikshme. Ka lëvizje diplomatike nëpërmjet negociatave dhe bisedimeve. Turqia po lëviz, edhe Arabia Saudite gjithashtu, sepse Irani ka paralajmëruar se do godasë bazat amerikane kudo dhe Arabia nuk e do përhapjen e konfliktit. Skenaret janë të ndryshme, një prej tyre edhe ndarja e Iranit në 6 pjesë, që më duket e pamundur. Izraeli duket se është i fuqishëm në logjistikën ushtarake, edhe me mbështetjen e SHBA-ve dhe bazën e armatimeve. Por mund të kemi një ndërhyrje deri te Trump nëpërmjet Putin dhe Erdogan apo pse jo edhe Jinping, për t’u ulur në tryezë dhe ndaluar zgjerimin e konfliktit”, u shpreh ish-diplomati Bilalli për Report Tv.
Por a ka vërtetë Irani kapacitete për bomba bërthamore, apo kjo është një propagandë e ngjashme me atë para sulmit në Irak dhe a mund të zgjerohet më tej kjo krizë lufte.
“Shqetësimi është pasurimi i uraniumit për bombën bërthamore. Por nuk përjashtohet që të ketë të dhëna të rreme, të falsifikuara se Irani ka centralet bërthamore, por duke parë fuqinë e Teheranit edhe është e mundur. Ka pasur edhe propagandë. Irani ka pasur synim arritjen e 2 kokave bërthamore, por është e vështirë të thuhet nëse është arritur, pasi edhe Agjencia Bërthamore nuk e konfirmon. Nuk përjashtohet edhe propaganda. Izraeli do dobësimin e Iranit dhe dështimin e bisedimeve. Por edhe Turqia rrezikohet, pasi duket se Izraeli pas Sirisë, Gazës, Iranit, ka objektiv Turqinë dhe nuk përjashtohet”, shpjegoi analisti situatën gjeopolitike.
Por kjo krizë e re përbën rrezik edhe për Europën, sidomos në atë ekonomik, pasi Irani ka kërcënuar me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, për tregtinë e naftës dhe gazit, që do prekte edhe tregun shqiptar me rritje të çmimeve.
“Edhe Europa nuk është komode. Armët hipersonike dhe raketat e Iranit janë të rrezikshme, përveçse efektet e ekonomisë, si ajo e transportit të naftës nga Ngushtica e Hormuzit. Në aspektin ekonomik mund ta pësojmë edhe ne. Por jo vetëm kaq, por edhe aktet e sulmeve dhe sabotazheve, sulme terroriste nga grupe që mund të përdorë Teherani. Po kështu edhe cyber atack, sulme kibernetike. Në këtë situatë edhe Serbia mund të përfitojë për të krijuar destabilitet në Kosovë me akte të ndryshme, ta shfrytëzojë këtë situatë në interes të saj. Sepse mund të ketë edhe një zgjerim më tej të konfliktit në vatra të tjera. Por vëmendja është e përqendruar aktualisht në krizën Izrael-Iran”, vijoi Bilalli argumentin e tij.
Por a mund të mbyllet konflikti apo do zgjerohet për shumë ditë dhe muaj, sikurse në Gaza. Irani ka paralajmëruar hedhjen e 2 mijë raketave, por Bilalli tha se është shifër pak e fryrë, gjithsesi rreziku mbetet, teksa vetëm negociatat e shteteve të mëdha mund ta mbyllin konfliktin dhe të gjendet armëpushimi.
“Nuk dihet si do shkojë situata, nuk besoj se Irani do godasë me 2 mijë raketa, sepse mendohet se ka deri në 3 mijë të tilla në total. Por mund të ketë edhe aktivitet nga grupe të tjera, si ato Houthi në Jemen, që mund të godasin bazat amerikane, teksa Izraeli e ka mbështetjen te amerikanët. Nuk e di sa mund të zgjasë kjo krizë lufte, mund të mbyllet edhe sot me negociata, por edhe mund të vijojë”, përfundoi ai.
Komente

O Lutfi Merhumi ku mer vesh nga lufta ti, apo ke qënë Partizan, po ik o Luto mos dil kot në medja se nuk mer vesh ti nga gjella me presh, nga lufta marin vesh vetëm Gjeneralët, ok Luto !
PërgjigjuNuk pashe asnje analist qe ta quaj izraelin shtet terrorist sepse eshte ii vetmi shtet qe deri tani ka bombrduar gjithe shtetet fqinje , madje keta servila tani duan te fajesojne Iranin i cili pervec vetembrojtjes nuk ka ber asgje tjeter
Përgjigju