Gjykata e Strasburgut dhe ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi

Opinion

Lutfi Dervishi: Lista e turpit, nga SPAK në Gjykatën Kushtetuese

25 Shkurt, 15:48| Përditesimi: 25 Shkurt, 15:56

  • Share

Në një vendim historik, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ka shpallur sot të paligjshëm arrestimin e ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), Thoma Gëllçi.

Ky vendim jo vetëm që thekson shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, por gjithashtu pasqyron një tablo të zymtë të një sistemi gjyqësor që përballet me frikën, paaftësine ose, më keq akoma, një përzierje e rrezikshme të të dyjave.

Çështja Gëllçi nuk duhej të ekzistonte kurrë.

Kalvari i Thoma Gëllçit nisi në tetor 2021, kur ai u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me një tender për pajisje teknike e famshmja RTSH AGRO.

Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke ndjekur kërkesën e prokurorisë, urdhëroi paraburgimin e tij. Justifikimi? Dyshimi se Gëllçi mund të manipulonte provat dhe të ushtronte presion mbi dëshmitarët.

Vendimi u përforcua nga pretendimet për rrezikun e largimit, pretendime që u shembën kur u shqyrtuan me standardet e drejtesise evropiane.

Strasburgu konstatoi se gjykatat shqiptare nuk ofruan prova konkrete për të mbështetur paraburgimin.

Argumentet e prokurorisë mbetën të përgjithshme dhe pa mbështetje në fakte. Kjo është shkelje e rëndë e nenit te Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton të drejtën për liri dhe siguri.

Turpi ka emra.

Kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me të drejtat e Gëllçit. Ajo ka të bëjë me emrat pas këtij abuzimi të perseritur me dhe në emër të drejtësisë.

Prokurorja ndërtoi një çështje mbi rërë, e mbështetur nga drejtuesi i SPAK i kohës. Një hetim absurd i stërzgjatur dhe qesharak.

Gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë,

gjyqtarët e Apelit vetëm sa vulosën vendimin dhe, SIDOMOS

gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe

Gjykatës Kushtetuese, para ligjit zgjodhën inercinë dhe shprehjen anadollake: “e ç’më duhet mua". Këta noterë prokurorësh duhet të ndihen sot në faj.

Të gjithë i kishin sytë në ballë dhe mendt në kokë. Të gjithë patën mundësinë të tregonin integritet dhe profesionalizëm. Të gjithë dështuan. Me turp!

Avokatura e Shtetit, nën varësinë direkte të Zyrës së Kryeministrit, mbrojti deri në fund një kauzë të pambrojtshme. Ata qëndruan pas “argumenteve” të prokurores, një lëvizje që tani del në pah si paaftësi e pastër ose porosi politike e rrezikshme. Edhe ata i kanë bërë vend vetes ne listën e turpit!

Teatri i drejtësisë:

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një trupë teatrore, duke vënë në skenë spektaklin e arrestimeve në vend që të ndjekë rigorozitetin e çeshtjeve. “Cirku” i bastisjeve të transmetuara në media dhe paraburgimeve të bujshme mund të ushqejë ciklin e përditshëm të lajmeve dhe të kënaqë (deri dje) nevojën e qeverisë për optikë revolucionare, por këtë e ka bërë në kurriz të standardeve evropiane të drejtësisë.

Ironia është e plote. E njëjta qeveri që luftoi fort kundër Gëllçit deri në Strasburg, tani gjendet e përfshirë në rrjetën që vetë e thuri. Dje mburrej me rastin Gëllçi: “nuk dimë gjë, është punë e drejtësisë, t'a lëmë drejtësinë të bëje punën”. Sot vendimi i Strasburgut i shkon për shtat.

Strasburgu i akordoi Gëllçit shperblim për dëmin jopasuror dhe 5,000 euro për shpenzimet ligjore. Ndërsa dëmshpërblimi financiar mund të duket simbolik, fitorja morale është e madhe.

Megjithatë, beteja vijon. Vëmendja tani zhvendoset te gjykatat, ku ekipi ligjor i Gëllçit do të kërkojë rikthimin e drejtësisë, të shtrembëruar dhe deformuar nga zelli i SPAK dhe gjykatësve të trembur.

Vendimi i Strasburgut krijon një precedent qe mund të bëhet një ferrë në këmbën e një administrate gjithnjë e më shumë në konflikt me krijesën e vet.

Ky vendim është një pasqyrë që reflekton gjendjen e sistemit. Është një sistem ku akuzat, jo provat, diktojnë paraburgimin. Ku mentaliteti i “futjes në burg fillimisht, dhe me pas hetimit”, të rikujton drejtësinë sovjetike të para vitit 1956. Në këtë cirk, një dorë kanë edhe mediat që, si manare të bindur, amplifikojnë narrativën e prokurorisë pa bërë pyetjet më të thjeshta: Çfarë ligji është shkelur? Çfarë dëmi është bërë? Kush ka përfituar?

Reforma e vërtetë nuk është të krijosh institucione të reja, as të organizosh spektakle të arrestimeve. Reforma e vërtetë eshtë të ndërtosh një gjyqësor që kupton provat, respekton procedurën dhe ofron drejtësi, qetësisht, ndershmërisht dhe pa zhurmë.

Sot, turpi ka emra.

Nesër, le të shpresojmë që reforma do të ketë fytyra, fytyrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë frikë nga drejtësia.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lira: 26/02/2025 20:13

    Analize perfekte e situates.Si qytetare e pa perfshire ne partite sepse qe ne 1992 qe u shkaterruan ndermarrjet dolem pa pune. Une e im shoq te dy ixhinjer me dy femije te vegjel nuk na u hapen dyet e gjykatave per drejtesi se pse te gjithe gjykatesit u pozicionuan nga urdhrat e Saliut per te punesuar vetem ato qe u pozicionuan ne partine demokratike. Prej 32 vjetesh perjetuam gjitha ngarjet para syve tane. Piramidat,grushtin e shtetit te Saliut, Gerdecin, 21 janarin frike me dale nga shtepia, frike me cu femijet ne shkolle. Asnje pegjegjes nga ata te cilet drejtuan e drejtojne akoma kete vend. Asnje pasuri e pushtetareve e politikaneve e konfiskuar. Loje me popullin ,tallje me popullin edhe kush po pasurohet? Avokate, gjygjtare, per te mos denuar keto qena qeversien

    Përgjigju
  • Liqeni i fshehte: 25/02/2025 21:47

    Ne cdo moment qe njera pale del fituese automatikisht pala humbese ne kete rast spak dhe GJKKO duhet patjeter te mbajne pergjegjesi qe do te thot per ate prokuror apo gjyqtar duhet urgjentisht te merren masa.dikush duhet te mbaje pergjegjesi per burgimin e padrejte per ate njeri te nderuar . Dhe nje turp shum i madh qe institucioni me i madh i drejtesise ne Shqiperi turperohet ne menyre te tille nga koleget e tyre te Strasburgut...ca si te thot qe po gjykohemi nga te paaftet? Ceshte kjo drejtesi...po ata qe skan mundesi ta cojne ceshtjen ne Strasburg ca do te thot qe prandaj triumfoka Spaku se nese do ti conin te gjith ceshtjet ne Strasburg pale si dilnin statistikat e ketyre hajdutve qe gjuajn vetem per kafe te medha me Miliona se me mijra su duhen

    Përgjigju
  • Ervin Shehaj: 25/02/2025 21:17

    Edhe drejtesine me prokure nuk e kishte shpikur akoma asnje. Jemi te jashtezakonshem. Do vij puna sa edhe gjykatat nderkombetare nuk do na i varin me. Do thone: “keta shqiptaret nje dava kane, nje me dy e tek gjykata e te drejtave te njeriut”. Pra paguajme miliona euro per te mos patur drejtesi. Keshtu humbasim seriozitetin, besueshmerine dhe avash-avash edhe sovranitetin. Kur te tjeret bejne drejtesine, kur nuk je i afte te japesh drejtesi dhe per me teper komuniteti nuk ndihet i perfaqesuar do te thote qe nuk kemi me te perbashket vlerat kryesore qe formojne nje shtet. Sa keq. Me moskokeçarje dhe me keq akoma, me indiferencen tone po shkaterojme ate çik unitet qe na kish ngelur. Lum ai shtet/komb qe nuk ka nevoje per heronj. Kjo thene nuk vlen per kombin tone, nuk e kemi arritur akoma pjekurine per mos me pas heronj, per fat te keq!

    Përgjigju
  • goshi: 25/02/2025 21:03

    Kush e ka përgjegjësinë....!!? Ai ndyrësirë që e dha këtë vendim për Gëllçin duhet të përjashtohet nga drejtësia.

    Përgjigju
  • Mark: 25/02/2025 18:50

    Pervec demit moral dhe economic qe i shkakton personit nga hetimi dhe gjykimi i padrejte, tani kemi dhe demshperblimet financiare qe pagguhen nga taksat shqiptare, per faj te sistemit te drejtesise dhe vendimeve te pa drejta. Pse nuk meren masa ndeshkuese kundrejt gjykatesve dhe prokutoreve qe japin vendime te padrejta,tu mbahet paga e te ulen ne pergjegjesi.Ata jane te mirepaguar, the s'mbajne pergjegjesi per aktet e tyre.

    Përgjigju
  • Ben Mema: 25/02/2025 16:56

    Turp...dhe turp. Nje grup te paaftesh ne gjykata dhe Spak nuk po dine se cgafre po bejne me!!! Wow! Weak evidence,weak decison,shame on all of them who decided against Gellci. What a joke... Dismissal...dhe prape te njejtet njerez atje dhe sduan tia dine. Drejt shkaterrimit te njerezve te ndershem dhe shtetit. Sa keq.

    Përgjigju
    • E DREJTA: 27/02/2025 09:19

      ATO ME SHUME JANE MASKARENJTE E BANDITIT BERISHA-KARAXHIXH SE SA TE PAAFTE...TANI KUTOHET PSE BANDITI DHE FAMILIA E TIJ NUK CENOHET PER KRIMET DHE VJEDHJET QE I KANE BERE POPULLIT TONE

  • Si puna e fasuleve: 25/02/2025 16:01

    Drejtesia e rinovuar si puna e fasuleve qe shpesh ua ndrojme ujin gjate zierjes.me gjithate ato,fasulet perseri pordhe japin me shumice...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?