Në vend të lajmeve, ekrani i News24 sot shfaq vetëm shiritat vertikalë me ngjyra prove, të bardhë, të verdhë, blu të çelët, jeshile, rozë, të kuqe, blu të errët dhe të zezë në të dy anët. Kjo pamje që dikur tregonte mungesën e sinjalit televiziv sot është simbol i heshtjes së imponuar.
Policia ka rrethuar News24 në orët e para të mëngjesit dhe ka bllokuar punën e gazetarëve të News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Në mungesë të informacionit për këtë ngjarje të pazakontë ka më shumë pyetje se përgjigje:
Kush ka dhënë urdhrin për rrethimin e godinës së News24?
Cili ishte motivi zyrtar për ndërprerjen e sinjalit të transmetimit?
Pse nuk u dha asnjë paralajmërim para ndërhyrjes?
A janë ndjekur procedurat ligjore për një veprim të tillë ndaj një medie?
A ka vendim gjykate?
Cilat janë provat ose arsyet që justifikojnë këtë veprim ekstrem?
Nëse është çështje kontrate (qiraje) a i është dhënë koha e nevojshme medias për të gjetur ambiente të tjera?
A ka pasur komunikim paraprak?
Kush mban përgjegjësi për pengimin e gazetarëve në vendin e punës?
A është marrë parasysh dëmi i menjëhershëm që i shkaktohet publikut, duke e privuar nga informacioni?
Si garantohen të drejtat kushtetuese për informim dhe liri shtypi kur policia ndalon gazetarët të ushtrojnë detyrën?
Kur mbyllet një media, nuk humb vetëm ajo humbet e drejta jote për t'u informuar. Sot është News24, nesër mund të jetë zëri yt. Heshtja nuk është neutralitet, është zgjedhje.
Komente

Faleminderit z L.Dervishi per inteligjencen dhe guximin ne shkrimet tuaja.Pa dyshim jeni nga te paktet gazetare profesionalisht nga me te miret qe i sherbeni ShqiperiseFaleminderit
PërgjigjuOre Lutfi si nuk u lodhet kurre duke lenire menderen PD si ti si Fevziu,dhe aj antishqiptari Arjan Çani.... Lepirja ka kosto..nuk jemi ne kohet e PD jemi ne prag te hyrjes ne EUROPE duhet te sillemi si te tidhe.... Nese eshte prone shteterore dhe shteti nuk ta rinovon, ta sekuestron asht Normale.... Dhe mire ka bere dhe leterporosi i ka derguar perderisa ka nje vendim gjykate qe nderpret kontraten
Përgjigjugazatari qe flet per te drejten per tu informuar do ti kishte pergjigjet e te gjitha pyetjeve nqs do kishte bere detyren e tij per te informuar publikun. Shume pyetje per pergjigjet qe dihen publikisht
PërgjigjuLutfiu si gjithmone kunder shtetit dhe kur ka te drejte! Eshte gazetar opozitar
PërgjigjuTe vetmet pyetje duhet drejtuar Irfanit qe perse nuk kishte zbatuar vendimin e gjykatave qe i eshte dhene para 3 vjetve. Prona eshte shteterore. Le te beje nje godine private dhe te operoje prej andej.
PërgjigjuVendimet e gjykatave te qarta ! Koha per te gjetur ambjente,tre vite ne "Dispozicion" ! Vendimi Perfundimtar nje muaj me pare ! I shkreti Irfan do ndihmuar me "donacione" qe te mbledhe "para" per te paguar qerane ?! Kurse ketij Lutfiut,nese i ben "Veting'un",ka shume mundesi te perfundoje ne BURG ! Tironci
Përgjigjut, e di ti shume mire pse, por shyqyr qe t'u dha rasti te hedhesh pluhur ne syte e njerezve. Kishte tre vjet qe i pat mbaruar kontrata dhe qendronte ne ato mjedise ilegalisht, duke sfiduar drejtesine dhe shtetin.
Përgjigjupergjigjet i ke tek Avokatura e shtetit.ok
PërgjigjuDuket qe Lutfiu eshte i pa "informuar",ose shkrimi ka "cmim" te larte !? Informacioni e sapo lexojme nga Avokatura e Popullit,mesojme qe vendimi per nderprerjen e Qerase eshte marre tre vite me pare ........ Vendimi perfundimtar ne mesin e muajit te kaluar,pra keni patur TRE VITE KOHE,per te gjetur "zgjidhje"..... Serisht afro nje muaj me pare,eshte njoftuar Vendimi perfundimar per te liruar ambjentet !! Lutfi,leri Hartimet dhe liro ambjentet ! Ambjentet jane Prone Publike ! Besoj e kupton cdo te thote Prone Publike ?! Rruga e Durresit
PërgjigjuÇjane keto pyetje nëpër gazeta kur ti e di pergjigjen. Pse nuk e pyet News 24? Pse nuk pyet avokatin e shtetit? Pse nuk lexon vendimet e gjykatave ne 3 vitet e fundit? Artikull propagandistik qe do ti hedhi benzine zjarrit.
PërgjigjuGjithe keto pyetje qe shtron, mund ti kishe hulumtuar e tu kishe dhene pergjigje. Qytetaret kane pyetje, gazetaret punojne per tu dhene përgjigje e per te bere transparence. U humb njerezve kohen kot
PërgjigjuNuk po e mbyll njeri,shume e thjeshte gjëja.Ke tre vjet qe rri ne nje prone te shtetit,pa qira dhe me vendim gjykate per tu larguar dhe nuk e zbaton urdhrin e gjykates.Çfare ka ketu per fjalen e leshit,fjalen e lire?
Përgjigju