Avokati Sokol Mëngjesi

Lutfi Dervishi: Pse gjykatësit nuk dënojnë dhunën ndaj Avokatit?

1 Qershor, 19:33| Përditesimi: 1 Qershor, 19:34

  • Share

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka evidentuar sot me keqardhje, mungesën e një qëndrimi nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve për aktin kriminal mbi pedagogun dhe avokatin Sokol Mëngjesi.

Është krejt e pa kuptueshme që KLP dhe KLGJ nuk kanë reaguar për aktin kriminal ndaj Avokatit.

Mesa duket qeverisja e gjyqësorit dhe Prokurorisë e konsiderojnë avokatin si njeri që punon për armikun.

Ku duhen kërkuar rrënjët e kësaj çudie?

Jemi i vetmi vend i Lindjes që hoqëm ministrinë e Drejtësisë, ndaluam avokatinë, ndaluam edhe fenë.

Një kujtese për gjykatësit: Avokati dhe prokurori janë palë të barabarta në proces. Gjykatësit i jep të drejtë njërit apo tjetrit! Apo gjykatësi është kundër Avokatit?

Pa avokatë mund të ketë ndëshkim, por jo drejtësi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 02/06/2024 15:24

    Po avokati është shoki i tyne në krim e korrupsion prandaj nuk e mbrojnë publikisht se kanë hall se del hapur që janë grup i strukturuar kriminal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?