Kosova & Rajoni

LVV kërkon rivotim të votave me post të diasporës

8 Mars, 18:00| Përditesimi: 8 Mars, 18:48

  • Share

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa që të anulojë rezultatet e votimit me postë dhe që të urdhërojë Komisionin Qendror Zgjedhore që të përsërisë votimin, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Në ankesën e dërguar në PZAP,  Vetëvendosje pretendon që në fletëvotimet e ardhura me postë ka pasë manipulime dhe se është cenuar e drejta e votës.

“Prandaj duke e dituar që në secilin fletëvotim të ardhur me postë ka pasur manipulime të tilla, është dëmtuar integriteti zgjedhor, është cenuar e drejta e votimit siç përcaktohet në Kushtetutë dhe Ligj, prandaj në bazë të nenit 120 të LZP-së, paragrafi 1 nënparagrafi 1.2, ndërlidhur me nenet 101 dhe 106 të LZP-së, kërkojmë nga PZAP që të ANULOJË rezultatet e votimit me postë dhe njëkohësisht ta URDHËROJË KQZ-në që të përsërisë votimin”, thuhet në ankesën e VV-së.

Nga votat e ardhura me postë, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51.57 % të votave. Ajo pasohet nga LDK me 30.55 %, e treta është PDK me 9.48 % dhe e katërta është AAK me 3.23 %.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?