Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti në një konferencë për mediat është shprehur se partia e tij do të fitojë të gjitha komunat ku është në balotazh, ndërsa ka shtuat se do të punojnë intensivisht përgjatë 4 javëve të ardhshme.
“Si kryetar i LVV jam i kënaqur të shoh kaq shumë kandidat tonë në balotazh. Është një shans që të vazhdojmë të flasim dhe të diskutojmë me qytetarët se si ti mbrojmë dhe avancojmë të arriturat në këtë gjysmë viti të qeverisjes. Do të fitojmë në çdo komunë që jemi balotazh. Pa humbur kohë do bëj planet tona për të ecur më tej, në zgjedhjet e radhës në 14 nëntor.”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij është shprehur shumë i kënaqur me rezultatin dhe performancës e LVV ndër vite.
“Tetë vjet më vonë, pasi atëherë morën pjesë për herë të parë në zgjedhjet lokale, jemi të kënaqur me sa kemi arritur, Ehe në nivel vendi jemi bërë subjekti më madh. Në zgjedhjet e fundit lokale ishim të tretit, tash jemi të parët ashtu si në zgjedhjet e përgjithshme. Tani që jemi të parët edhe në nivel komunal dhe të kuvendit, na bënë që jemi më të fortë. Kandidatët e LVV do të angazhohen për secilën votë”, tha Kurti.
Ai theksoi se duke qenë se LVV është subjekti më i madh politik, ka folur më tepër për çështje nacionale.
“LLV si subjekt më i madhe në vend, në kuvend edhe në nivel lokal, por edhe në republikë ka folur pa krahasim më shumë për çështje nacionale dhe për to lokale. Mesazhi i LVV është më fortë dhe më i qartë për çështje nacionale.”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet lokale në Kosovë, 21 komuna shkojnë në balotazh, Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk fiton asnjë komunë! Kush fiton në 17 komuna
J.GJ.//ReportTv.al