furgoni i policisë që u godit nga jelekverdhët

Bota

Lyon, përshkallëzohet protesta/ "jelekverdhët" përmbysin furgonin e policisë

18 Shkurt 2019, 07:16| Përditesimi: 18 Shkurt 2019, 07:29

  • Share

Një furgoni i policisë u sulmua papritur nga jelekverdhët duke traumatizuar dhe friksuar policët që ndodheshin në të.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Lyonit ku sipas raportimieve furgoni në të cilin ndodheshin dy policët u rrethua nga jelekerdhët dhe papritmas e dhunuan makinën e tyre duke e kthyer përmbys atë. Në internet qarkulluan video të shumta të pesonave që qëllonin me mjete të forta dhe gurë barbarisht furgonin e policisë.

Policët të cilët u bllokuan dhe u qëlluan nga masat e jelekverdhëve arritën të shpëtojnë pa pësuar lëndime. Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner u shpreh në Tëitterse dhuna e përdorur ndaj policëve është e padurueshme, ndërsa zyrtarë të lartë të policisë u shprehën se mbështesin kolegët e tyre dhe se është hapur njëe hetim për incidentin.

Protestat filluan si një lëvizje kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe u shndërruan në një rebelim kundër politikave liberale ekonomike dhe sociale të presidentit francez Emmanuel Macron.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?