Stema dhe flamuri i Lyon

Sport

Lyon shpëton nga rënia, rikthehet në Ligue I dhe siguron pjesëmarrjen në Europa League

10 Korrik, 14:22| Përditesimi: 10 Korrik, 14:24

  • Share

FRANCË - Pas disa javësh pasigurie dhe tensioni në kampin e Lyonit, më në fund ka ardhur lajmi i shumëpritur për tifozët. Apeli i klubit francez është pranuar dhe Lyon do të vijojë të garojë në Ligue I sezonin e ardhshëm, duke shmangur rënien në Ligue 2 me të cilën ishte ndëshkuar më 24 qershor.

Vendimi fillestar i autoriteteve franceze erdhi si pasojë e borxheve të mëdha që kalonin shifrën e 500 milionë eurove. Për të pasur të drejtën e apelimit, Lyon duhej të shlyente të paktën 40% të borxhit, kërkesë që duket se klubi e ka përmbushur me sukses.

Përveç mbetjes në elitën e futbollit francez, Lyon do të marrë pjesë edhe në Europa League, falë renditjes së arritur në kampionatin e fundit.

ky vendim ka ngritur pikëpyetje serioze për një tjetër klub, Crystal Palace. Ekipi anglez siguroi gjithashtu pjesëmarrjen në Europa League, por është në konflikt me rregulloren e UEFA-s për shkak të pronësisë së përbashkët. John Textor, aksioner në Crystal Palace, është gjithashtu pronar i Lyonit, diçka që rregullat e UEFA-s nuk e lejojnë për pjesëmarrje të njëkohshme në kompeticionet europiane.

Sipas rregullores aktuale të UEFA-s, një nga klubet duhet të tërhiqet ose të ndryshojë strukturën e pronësisë, në mënyrë që të garantohet integriteti i garës. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të përcaktuar se cili ekip do të marrë pjesë zyrtarisht në Europa League dhe si do të zgjidhet çështja e pronësisë së dyfishtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?