Reperi i njohur shqiptar, Lyrical Son, dhe bashkëshortja e tij, Gresa, janë bërë prindër për herë të tretë. Ata kanë mirëpritur në jetë një djalë, pas dy vajzave.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë bashkëshortja e reperit, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
“Bebja jonë arriti më 27 shtator 2023. Një bebe e shëndoshë i quajtur Andre Arifi. Ne jemi përtej të bekuar dhe me fat. Faleminderit Zotiti për këtë dhuratë të çmuar”, ka shkruar Gresa.
Çifti po ashtu janë prindër edhe të dy vajzave më të mëdha, të quajtur Eva dhe Erika.
Komento