Foto ilustruese

‘Ma ka nxirë jetën duke më sharë e ofenduar’ zbardhet dëshmia e 60-vjeçarit që shtypi për vdekje bashkëfshtarin në Mirditë

19 Shkurt 2021, 08:18| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 08:59

  • Share

"Më ka nxirë jetën, duke me sharë ofenduar e madje edhe dhunuar. Me ofendoi edhe ditën kur ndodhi ngjarja dhe në gjaknxehtësi e sipër kam marrë makinën dhe e kam goditur. Nuk desha të kryer këtë krim, por gjithçka ishte e momentit".

Report TV mëson se kjo ka qenë dëshmia e dhënë para hetuesve e 60-vjeçarit Mhill Gega i cili mesditen e së mërkures përplasi për vdekje me automjetin e tij 68-vjeçarin, Mark Gjeta, ngjarje e ndodhur në fshatin Bungaj të Mirditës.

Ndaj autorit është ngritur akuza e vrasjes më dashje. Ai po mbahet në dhomat e paraburburgimit të Komisaritit të Policisë Lezhë në pritje për tu njohur me masen e sigurisë e cila do të zhvillohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në fshatin Bungaj të Mirditës, ku u aksidentua për vdekje Mark Gjeta 68-vjeç nga bashkëfshatari i tij, Mhill Gega. 

Pas veprimeve hetimore ka rezultuar se aksidenti ka qenë i qëllimshëm dhe në orët e pasdites të së mërkurës është prerë fletë arresti për autorin e ngjarjes Mhill Gega 60-vjeç banues në Bungaj.

Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje dhe materialet janë referuar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Lezhë. Sipas burimeve autori dhe viktima kishin patur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin prej më shumë se 1 viti dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe policia.

Madje pak kohë më parë Mark Gjeta bashkë me djalin e tij e kishin rrahur autorin e ngjarjes në banesën e tij dhe pas kësaj situatë konflikti mes tyre kishte agravuar edhe më tej. Trupi i viktimës u gjet në rrugën e fshatit Bungaj nga banorë të zonës të cilët njoftuan menjëherë policinë në lidhje me ngjarjen.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?