Armina Mevlani

VIP & Spektakël

‘Ma kanë sharë shumë fustanin e nusërisë’, Armina Mevlani tregon arsyen përse e zgjodhi

28 Shtator 2022, 22:41| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 22:46

  • Share

Armina Mevlani ka folur për dasmën me Shkëlzen Berishën. Armina ka treguar në ‘Goca dhe Gra’ se nuk ia kanë pëlqyer fustanin e parë të nusërisë të dizenjuar nga Vivienne, madje ka marrë shumë kritika për të.

Armina tha se ai ishte një fustan i mirëmenduar në detaje nga stilistja që i përshtatej asaj.

“Sa veta më kanë sharë për fustanin? o zot Se ke idenë. Për të parin e Viviennit, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave. Është shumë klasik, për mua është epike se është dizenjuar për mua, është një marrëdhënie shumë e thellë e mirëmenduar me stilisten, ndihem shumë e lumtur që e kisha atë fustan. Unë kam një fustan tjetër që do të bëj fotot por nuk e kam veshur se doja të kërceja. Fustani i Vladrinit ishte super se më kuptoi idenë se unë dua atë të Guns ‘n Roses November Rain”, shtoi Armina.

1/4
SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/09/2022 03:08

    Fustanet duhet t'i bejne kompliment njeri-tjetrit.Zgjedhja qe ke bere,ose qe t'a kane sugjeruar le shume per te deshiruar.Nga fotoja 1-3 ke kaluar nga nje fustan murgeshe te viteve 80',ne nje fustan klasik te thjeshte ne foton 2,per te perfunduar ne foton 3 me nje pamje teper /risque'/ e denje per nje martese 5 minuteshe ne Las Vegas.

    Përgjigju
    • Bsjr: 29/09/2022 13:51

      Po ti cfare fustani do kesh? Gerrqia nuk ka krijues fustanesh. Ka kopjace te vegjel, por kurre krijues. Mos u perqendro shume tek martesat 5 minuteshe te las vegasit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?