Kronikë

'Ma morën djalin...', reagon babai i Indrit Çelajt që u vra për një kondicioner: Sikur të kisha fuqi nuk dija se ç'mund të bëja, dua drejtësi (VIDEO)

23 Gusht 2019, 14:41| Përditesimi: 23 Gusht 2019, 15:20

  • Share

Pas ndarjes nga jeta të Indrit Çelajt i cili u plagos më plumb në kokë nga vëllezërit Griseldo Kusi dhe Albano Kusi, ka reaguar edhe babai i viktimës. Batjar  Çelaj duke shprehur dhimbjen e tij për humbjen e djalit ka thënë se këtë nuk ia uron askujtë dhe e ka konsideruar si një fatkeqësi që ndodhte.

Më pas babai i viktimës është shprehur se i biri nuk kishte konflikte dhe se ishte një njeri shumë i edukuar që nuk dinte të ofendonte kënd.  Në fund Batjar Çelaj thotë se kërkon që drejtësia të bëj punën e saj për vrasjen e të birit.

"Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit .  Kjo është fatkeqësi e  madhe në Shqipëri.  Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi.  E kam marrë vesh nga gazetat . Cuni është vrarë ne 11 paradite unë e  mora vesh në orën 7 në darkë  se i kishin marrë edhe dokumentat.  Cunin e kishte marrë policia.  Djali ishte në punë , punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali , ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten . Sikur  të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua..." ka thënë ndër të tjera babai i Indrit Çelaj.

Indrit Çelaj, u qëllua me plumb në kokë nga Griseldo dhe Albano Kusi, teksa po punonte në vilën e familjes Kusi, në “Myslym Shyri”.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rinir: 23/08/2019 23:54

    Kanuni sherben ne keto raste......

    Përgjigju
  • Vicidoli: 23/08/2019 17:13

    Berisha na bani tôt te befit me Arne e kallash

    Përgjigju
  • Labi: 23/08/2019 16:06

    Mase do kete fise Me gjak o na nje kusheri t par Moș ta le pa l-ar gjakun e keti hallexhiut ..nuk fiale Per kete hostori po t kishe qen na njeriu i fisit time kete kusat do ți shdukja și familje dhe maxhin q kan n shpi do ua shdukje nejse .ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Tironsi: 23/08/2019 15:57

    Ajo vile te konfiskohet me ligjin anti mafia si pron me burim nga krimi organizuar dhe cdo prone tjter e 0a justifikuar.... dhe te demshperblehet familja e te ndjerit. Te denohen familjarishte me denim maksimale sepse kane dashur te mcefin dhe prishur vendngjarjen...

    Përgjigju
  • Une: 23/08/2019 15:15

    Rama ti shkoj ne shtepi per ngushllime e ta bej te qarte njeher e mire qe plehrat dhe alabaket e lagjeve tona boll kane bere si ju ka dashur bytha. Tu sekstroj makinat dhe vilat qe I kane bere me droge e vrasje. Babait te djalit ti thote ka shtetin qe I del per zot. Kafshet gjejne keta njerezit e urte e te punes qe I vrasin se te ishe dikush tjeter ju kishte vene dinamitin

    Përgjigju
  • Arditi: 23/08/2019 15:11

    Kerkoje tek Bujari se do e nxjerrin. Kerkohe tek Luli, vellai i Bujarit dhe femijet e vet. Rrace Kusi mos ler ne kembe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?