41 biznese argëtimi, përfshi kazinotë, degët e basteve, teatrot, kinematë, qendrat e lojërave, kafenetë në internet, disko, bare, klube të natës dhe salla vallëzimi, i’u është pezulluar aktiviteti për 15 ditë në Makao.
“Vendimi për pezullimin e aktivitetit të tyre hyn në fuqi që sot”, sipas qeverisë së qytetit, ndërkaq gjashtë korporatat e lojërave të fatit premtuan të vazhdojnë pagimin e pagave për stafin e tyre gjatë kësaj periudhe.
I ndodhur në një territor kinez gjysëm autonom, Macao shpesh është përshkruar si Las Vegas i Azisë. Ai konsiderohet kryeqyteti jozyrtar i lojërave të fatit në botë. Mbyllja e këtyre bizneseve është bërë pas gjetjes së dy raste të konfirmuara pozitivisht me koronavirus dje, njëri prej të cilëve punonjës në industrinë e lojërave të fatit. Qyteti deri më tani ka raportuar gjithsej 10 raste.
Koronavirusi ka ndikuar së tepërmi në ekonomine e qytetit, pasi këtë janar shifrat e turizmit ranë 87% në krahasim me një vit më parë kur Macao pati thuajse 40 milion vizitorë.
Hotelet që ishin gati me 100% kapacitet gjatë Vitit të Ri Lunar 2019 - festa më e ngarkuar e vitit - u lanë gjysmë të zbrazët në janar.
Frika e shëndetit ka kërcënuar biznesin i cili është edhe zemra e ekonomisë së Macao. Kjo pasi, ish kolonia Portugeze varet nga turizmi me miliona vizitorë nga Kina kontinentale për të rritur nivelin e të ardhurave në buxhet.
Lajmi kryesor: