Koronavirusi ka detyruar qeverine e Macao të vendos nën karantinim të detyrueshëm udhëtarët e ardhur nga Gjermania, Franca, Spanja dhe Japonia. Përmes një deklarate për media, zëdhënës të qeverisë konfirmuan se: "Të gjithë udhëtarët që kanë qenë në këto katër vende gjatë dy javëve të fundit do të duhet të kalojnë një karantinë 14-ditore në objekte të përcaktuara", ndërsa theksohet se masa do të hyjë në fuqi mesditën e së kësaj të diele me orën lokale.
Banorët e Macao do të shkojnë në karantinë në shtëpi, ndërsa vizitorët e ardhur nga 3 vendet Evropiane dhe Japonia do të duhet të paguajnë për të qëndruar në karantinë në një nga hotelet e përcaktuara, raportojnë mediat lokale.
I cilësuar shpesh si ‘Las Vegasi’ i Azisë, kjo mesa duket është një tjetër mënyrë për të mos dëmtuar më tej ekonominë e Rajonit të veçantë administrativ kinez.
Lajmi kryesor: