TIRANË - Efektivët e policisë mund të jenë përballur me një shumëllojshmëri thirrjesh për ndihmë por ndodhia që transmetojmë në episodin e sotëm mund të jetë ndër më të rrallat.
Një zonjë telefonon policinë sepse macja e saj i ka rënë nga ballkoni i katit të 7-të tek ballkoni i fqinjit poshtë, në katin e 5-të. Në emisionin 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju sjellim pamjet ekskluzive të reagimit të policisë në këtë rast si dhe audion e telefonatës në sallën operative. Kjo ndodhi ka ndodhur para pak ditësh në një pallat pranë Rrugës së Elbasanit ndërsa kjo zonjë i lutet policisë që ta ndihmojnë të marri macen nga ballkoni pasi fqinji i saj është jashtë shtetit. Macja u arrit të merrej dhe iu rikthyer zonjës nga ekipi zjarrfikës, të cilët u lëshuan me litar nga ballkoni i katit sipër. (Shikoni videon nga minuta 10:40 për këtë rast)
Shpërthimi i gazit dhe bombola që marrin flakë janë sërish që qendër të vëmendjes në fillim të këtij episodi të 33-të të Emisionit 112. Transmetojmë pamjet ekskluzive nga dy ngjarje të ndryshme ku si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombolat ka pasur edhe persona të plagosur. Ngjarja e parë është në zonën e Freskut ku një bombol gazi ka marr flakë në apartamentin e një zonje. Nga frika ajo e ka hedhur bombolën nga ballkoni i saj ku fatmirësisht një i ri që po kalonte poshtë ka shpëtuar për mrekulli, pasi bombola ende në flakë i ra shumë pranë. Ju sjellim momentet ekskluzive teksa bombola ka mbetur e varur në ballkon ndërsa bie pas disa momentesh kur edhe forcat zjarrfikëse vijnë për të shuar flakën. Policia merr dëshminë e zonjës për ngjarjen.
Rasti tjetër që është më dramatik ka ndodhur në një familje pranë Don Boskos. Gazi ka shpërthyer duke djegur nënën e bir dhe ka shkaktuar dëme të shumta në banesë. Ju sjellim momentet ekskluzive të ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe policisë në këtë ngjarje.
Eh taksat tona keshtu do shkojne jo macet, qente, na e shpifen keta plakaruqet nuk kane me cfare te merren dhe mbaj mace e qen, Bravo Shteti ndonje dite kur te ju marrin ne tel we na ka bere te pageren ne krevat macja apo we i sillni zjarrfiksit ta pastrojne juve me vrap, Turp te merret shteti me gjera te tilla.
PërgjigjuDmth shtetet e tjera qe merren me gjera te tilla bejne gabim. Macja eshte pjese e familjes per ate zonje dhe sipas teje sduhet qe policia dhe zjarrefikesit ta ndihmojne. Jemi ne 2020