Macja Galeana

Macja ‘dërgohet’ me postë në Kaliforni

29 Prill, 10:47| Përditesimi: 29 Prill, 10:48

  • Share

Një familje në SHBA është ribashkuar me macen e tyre, pasi ajo u dërgua aksidentalisht me postë qindra milje në Kaliforni përmes një pakoje.

Galeana u zhduk nga shtëpia e saj në Utah në fillim të këtij muaji. Ajo u shpëtua nga një punonjës i Amazon gati një javë, pasi ishte futur në një prej pakove të familjes. Këta të fundit nuk e kishin vënë re dhe kishin nisur porosinë.

Macja ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se prej ditësh nuk kishte ushqim apo ujë.

"Galeana i do kutitë, është vetëm një pjesë e personalitetit të saj," i tha Carrie Clark, pronarja e maces, për KSL TV të filialit të NBC në Utah.

Macja u shpëtua nga kutia nga një punëtor i Amazon që e çoi te veterineri.

Atje, mikroçipi i maces u skanua dhe u shfaqën detajet e kontaktit të zonjës Clark. Veterineri më pas e thirri për të shpjeguar se çfarë kishte ndodhur.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?