Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy dhe ai i Francës Emmanuel Macron kanë mbajtur një konferencë për shtyp pas samitit të radhës për Ukrainën, ku u diskutua për garancitë e sigurisë për Ukrainën.
"Deri më sot, 26 vende nga ky Koalicion i të Gatshmëve janë zotuar të dërgojnë trupa në Ukrainë si forca sigurie duke filluar një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes", tha Presidenti francez Emmanuel Macron në konferencë.
Macron sqaroi se qëllimi i tyre nuk është të zhvillojnë luftë, por të garantojnë paqen dhe një armëpushim, si dhe të parandalojnë një sulm të ri.
Presidenti francez deklaroi se Rusia ka humbur mbi 1 milionë ushtarë gjatë luftës me Ukrainën.
"Nuk e dimë numrin e saktë të viktimave të kësaj lufte. Por e dimë që Rusia ka humbur mbi një milion ushtarë, të vrarë ose të plagosur, në planin e saj për të pushtuar më pak se 1% të territorit ukrainas deri në nëntor 2022", tha Presidenti francez Emmanuel Macron në fund të takimit të Vullnetarëve në Pallatin Elize.
Lajmi kryesor:
Samiti në Paris për Ukrainën, Zelensky: Po konkretizojmë garancitë e sigurisë! Macron: Kushtet e Moskës janë të paligjshme
S.B/ReportTv.al