"Pa një marrëveshje të hënën, Putini do ta ketë tallur Trumpin", kështu deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një konference për shtyp me Kancelarin gjerman Friedrch Merz.
Macron i referohej dy javëve që Trump i dha Putinit për të arritur një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë takimit të dy udhëheqësve në Alaska më 15 gusht.
Po ashtu, presidenti Emmanuel Macron i është përgjigjur akuzave të Moskës për "fyerje vulgare" kundër Putinit.
"Kur them se ka një përbindësh në portat e Evropës, besoj se është ajo që gjeorgjianët, ukrainasit dhe shumë kombe të tjera e ndiejnë thellë", tha presidenti francez Emmanuel Macron.
Lajmi kryesor:
Sulmet ruse me 23 të vrarë në Kiev, Hungaria bllokon deklaratën e BE-së! Moska akuzon unionin: ‘Miratoi’ goditjet ukrainase në infrastrukturën tonë energjetike
S.B/V.GJ /ReportTv.al
