Bota

Macron bisedon me Zelensky-n në telefon para vizitës në SHBA: Duam paqe të qëndrueshme për Ukrainën dhe Evropën

21 Shkurt, 15:18| Përditesimi: 21 Shkurt, 17:01

  • Share

Presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe ai i Ukrainës Volodymir Zelensky biseduan për herë të katërt në një javë.  Dy liderët folën përpara misionit të presidentit francez në Uashington javën e ardhshme, kur ai do të takohet me Donald Trump.

“Ne rishikuam atë për të cilën fola kohët e fundit me partnerët evropianë dhe aleatët tanë të etur për të punuar drejt një paqeje të qëndrueshme dhe solide në Ukrainë dhe për të forcuar sigurinë në Evropë”, shkroi Macron në X.

Një burim i afërt me Trump i tha New York Post se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pak, mbështetës në rrethin e brendshëm të Presidentit Trump dhe përkeqësimi i marrëdhënieve midis të dyve rrezikon të dobësojë pozicionin e Kievit në bisedimet e paqes me Rusinë.

Burimi sugjeron se “zgjidhja më e mirë për Zelenskyn dhe botën është që ai të shkojë menjëherë në Francë”. Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare sa I takon neogicatave për paqen, me Putin që duket në pozicionin me konfort momentalisht, madje Kiev Indipendent dhe Bild citojnë burime të inteligjencës të cilat thonë se ai synon të shpallë fitoren ndaj Ukrainës dhe NATO-s më 24 shkurt, në përvjetorin e tretë të agresionit rus.

Në pritje të asaj që do të prodhojë takimi në Uashington mes Trump dhe Macron të hënën, Putin pritet të zhvillojë një bisedë me Preisdentin Kinez Xi Jinping të cilin pritet ta informojë në lidhje me rezultatet e takimit në Riad mes delegacioneve ruse dhe amerikane.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?