Emmanuel Macron dhe Donald Tusk

Bota

Macron dhe Tusk këmbëngulin: Ukraina duhet të jetë në qendër të çdo bisede për paqe

12 Dhjetor, 19:38| Përditesimi: 12 Dhjetor, 19:44

  • Share

Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kryeministri i Polonisë Donald Tusk thanë se Ukraina duhet të ketë rol kyç në çdo negociatë të mundshme mbi agresionin rus, pas një takimi të enjten në Varshavë.

Macron këmbënguli gjithashtu se evropianët duhet të përfshihen në diskutimin e çështjeve të sigurisë në koordinim “shumë të ngushtë” me Shtetet e Bashkuara për t’u siguruar që interesat e Evropës të merren parasysh.

Takimi vjen pasi Presidenti Macron zhvilloi bisedime me Presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump dhe Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, të shtunën (7 dhjetor) në Paris. Ndërkaq, Polonia do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në janar, pak javë përpara se Trump të marrë detyrën, raporton Associated Press.

“Ne folëm për punën tonë të përbashkët për një paqe të drejtë në Ukrainë. Ne kemi një qëndrim të qartë. Ukraina duhet të jetë e pranishme në çdo (raund) bisedimesh dhe çdo propozim duhet të pranohet gjithashtu nga miqtë tanë në Kiev”, tha Tusk në një deklaratë të përbashkët me Presidentin francez.

Polonia ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës kundër agresionit rus, i cili filloi më 24 shkurt të vitit 2022.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?