Presidenti francez Emmanuel Macron i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të martën se Franca do ta ndihmonte Ukrainën që të riparojë dhe rivendosë infrastrukturën e saj energjetike.
Macron tha se ra dakord me Zelensky për të mbajtur një konferencë ndërkombëtare në Paris më 13 dhjetor për të mbështetur civilët e Ukrainës gjatë periudhës së dimrit.
Të dy presidentët ranë dakord gjithashtu të organizojnë një konferencë dypalëshe më 12 dhjetor për të mbledhur mbështetjen nga kompanitë franceze.
Macron dhe Zelensky diskutuan gjithashtu vendimin e Rusisë për t'u tërhequr nga një marrëveshje që garantonte kalim të sigurt për anijet që transportonin eksporte jetike të grurit. Ata folën edhe për situatën në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia.
Zelensky postoi një shkrim në Twitter duke deklaruar se ai kishte biseduar me Macron të martën duke e quajtur bisedën e tyre “jashtëzakonisht të rëndësishme dhe produktive”.
Lajmi kryesor:
Putin: Sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase janë vetëm një pjesë e asaj që ne mund të bëjmë! Fillon inspektimi i IAEA mbi akuzat për 'bombë të pista'
S.S/ReportTv.al