Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dhënë në mënyrën e tij “lamtumirën” e fundit Anglea Merkle dhe ka uruar kancelarin e ri gjerman, Olaf Scholz.
“Faleminderit, e dashur Merkel, që nuk i ke harruar kurrë mësimet e historisë, që ke bërë kaq shumë për ne, me ne, për ta çuar Evropën përpara”, ka shkruar ai në Twitter, ndërsa postimin e ka shoqëruar me momentet të ndryshme bashkë me “zonjën e hekurt” të Evropës.
“I dashur Olaf Scholz, kapitullin e radhës do ta shkruajmë bashkë. Për francezët, gjermanët, dhe evropianët”, këto kanë qenë fjalët që i ka dedikuar Macron kancelarit të ri të Gjermanisë.
Lajmi kryesor:
Merr fund ‘epoka e Merkel’, Olaf Scholz bëhet kancelari i nëntë i Republikës Federale të Gjermanisë
J.GJ.//ReportTv.al