Bota

Macron: Jo vetëm mur dronësh ndaj Rusisë, por edhe paralajmërim i hershëm dhe aftësi frenuese

1 Tetor, 18:31| Përditesimi: 1 Tetor, 18:37

  • Share

1759336573_17115367849749791712f4ce7bbfda9c59e04ded9.webp

Më shumë sesa një “mur dronësh”, Bashkimi Europian duhet të pajiset me “një sistem të tërë vëzhgimi, paralajmërimi të hershëm, mbrojtjeje dhe aftësish frenuese”. Këtë e theksoi presidenti francez Emmanuel Macron, duke folur në Kopenhagë, në krah të Këshillit Europian informal, ku sqaroi se ideja e “murit të dronëve” është një thjeshtim, pas të cilit fshihet një realitet shumë më “i ndërlikuar”.

“Ky është drejtimi ku po ecim. Po avancojmë me hapa të shpejtë për të pasur kapacitete shtesë me dronë, fillimisht për të ndihmuar Ukrainën, por edhe për ne vetë, si dhe për të zhvilluar sisteme anti-dron gjithnjë e më efikase”, shtoi Macron. Ai u shpreh skeptik ndaj “termave të përdorur shpesh me nxitim”, duke theksuar se “gjërat janë më të sofistikuara, më komplekse. Ajo që na nevojitet realisht janë sisteme të avancuara paralajmërimi të hershëm, që të mund të parashikojmë më mirë kërcënimet”.

Këto sisteme, kujtoi ai, “ekzistojnë tashmë teknikisht, por duhet t’i zhvillojmë së bashku. Duhet të kemi aftësi frenuese me kapacitete goditëse me rreze të gjatë, me aftësi balistike europiane. Na duhen më shumë sisteme mbrojtjeje me detektim të dronëve. Ka inovacion, por duhet edhe kapacitet prodhimi europian. Pjesë e këtij kompleksi është edhe fuqia bërthamore frenuese”, përfundoi Macron.


Lajmi kryesor:

Shkeljet e hapësirës ajrore, udhëheqësit e BE-së mblidhen në Kopenhagen! Polonia ngriti në fluturim gjashtë F-16 për të interceptuar dy dronë Shahed


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?