Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar pas konferencës për shtyp të presidenti Donald Trump dhe vendimit të tij për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore. Presidenti francez shpreh keqardhje për vendimin e Trump dhe sipas tij ky vendim mund të vërë në rrezik përhapjen bërthamore.
“Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe e kanë keqardhje vendimin e SHBA për të lënë marrëveshjen bërthamore me Iranin (JCPOA). Regjimi i mospërhapjes bërthamore është në rrezik”, ka përfunduar Macron.
Vendimi i Trump është në kundërshtim me qëndrimin evropian për këtë çështje, e mund të sjellë një acarim të marrëdhënieve mes Iranit dhe SHBA si dhe aleatëve evropian.