Macron kundër Melonit: Nuk ekziston një model italo-shqiptar! Presidenti francez deklaratë për marrëveshjen e emigrantëve

17 Tetor, 17:15| Përditesimi: 17 Tetor, 17:24

  • Share

Në Bashkimin Europian marrëvëshja midis Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët është në skaner, jo për cilësinë por më shumë për të parë mundësinë e implementimit të saj nga ana e shteteve të tjera.

Pak ditë më parë, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e cilësoi atë si një marrëveshje për tu marrë si shembull dhe të cilën vende të BE mund ta implementojnë në raste të tjera.

Por mesa duket protokolli i firmosur midis shqipërisë dhe italisë nuk i pëlqen presidentit Francez Emanuel Macron aq sa për tu cilësuar si një shembull.

Gazeta La Reppublica, citon shefin e Elizesë të ketë thënë se nuk ekziston një model Itali-Shqipëri për emigrantët në nisje të një mbledhje të rëndësishme të BE.

Tema e emigrantëve ka përfshirë fortë liderët në BE dhe ka sjellë qëndrimet të forta të kundërta të shteteve të unionit në lidhje me temën.

Deklarata e Macron, më shumë sesa një kritikë ndaj marrvëshjes, sipas gazetës italiane është një frenim që Macron kërkon ti bëjë Melonit si një lidere e cila mund ti prijë debatit në union.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?