Kosova & Rajoni

Macron letër Kurtit: Duhet të vazhdohet me dialogun me Serbinë, do t’ju mirëpres në Paris për të folur rreth kësaj teme

1 Prill 2021, 11:54| Përditesimi: 1 Prill 2021, 14:05

  • Share

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka shkruar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë- Serbi. Për ta diskutuar këtë dhe disa çështje tjera, Macron e ka ftuar Kurtin për vizitë në Paris.

“Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Macron.

Ai ka shkruar se shpreson që Kurti ta vazhdojë dialogun, duke i ofruar mbështetjen e Francës.

Në letrën e tij Macron ka theksuar edhe luftën kundër pandemisë e cila duhet të ketë përparësi, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?