Presindeti francez Emmanuel Macron, tha senëse Rusia refuzon të negociojë për një armëpushim, do të miratohen sanksione ndaj saj.
“Nëse Rusia vazhdon të refuzojë negociatat konkrete të paqes dhe ky është i vetmi përfundim që mund të nxirret nga zgjedhjet e saj ne do të miratojmë sanksione të mëtejshme së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe do të japim përgjigje të qarta ndaj këtij refuzimi për të ecur përpara. Kjo është gjithashtu ajo që Presidenti Donald Trump shprehu më parë gjatë telefonatës sonë”, shtoi ai.
Mbështetja e SHBA-së për garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën "do të finalizohet në ditët në vijim", njoftoi Presidenti francez Emmanuel Macron në fund të takimit të Koalicionit të Vullnetit në Paris dhe një videokonference me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
"Duke kërkuar, si parakusht për çdo diskutim paqeje, tërheqjen e ushtrisë ukrainase nga një territor afërsisht i barabartë me atë që i kushtoi Rusisë afërsisht 250,000 vdekje dhe një milion ushtarë jashtë veprimit, Moska po formulon një ide imorale, të paligjshme dhe të pamundur', tha ai.
Lajmi kryesor:
Samiti në Paris për Ukrainën, Zelensky: Po konkretizojmë garancitë e sigurisë! Macron: Kushtet e Moskës janë të paligjshme
S.B/ReportTv.al