Bota

Presidenti Macron: Duhen masa të fuqishme për ta detyruar Moskën të pranojë armëpushim në Ukrainë

13 Prill, 19:43| Përditesimi: 13 Prill, 19:45

  • Share

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të dielën se nevojiten “masa të fuqishme” për ta detyruar Moskën të pranojë një marrëveshje për armëpushim në Ukrainë, pas sulmit vdekjeprurës nga ushtria ruse në Sumi.

“Të gjithë e dinë këtë: kjo luftë nisi vetëm nga Rusia”, shkroi Macron në X.

“Dhe sot, është e qartë se vetëm Rusia po zgjedh për ta vazhduar atë, duke shpërfillur jetën e njerëzve, ligjin ndërkombëtar dhe përpjekjet diplomatike të presidentit amerikan Donald Trump”, tha ai.

Më shumë se 32 njerëz janë vrarë të dielën nga një sulm rus me raketa në qytetin Sumi të Ukrainës, njoftuan zyrtarët.

Në mesin e të vrarëve janë dy fëmijë. Të paktën 84 njerëz të tjerë janë plagosur, përfshirë 10 fëmijë.

Ushtria ruse i hodhi dy raketa balistike në qendër të qytetit rreth orës 10:15 të mëngjesit, në kohën kur njerëzit ishin mbledhur për të festuar të Dielën e Palmave, sipas zyrtarëve.

Sulmi ndodhi më pak se një ditë pasi diplomatët e lartë të Rusisë dhe Ukrainës akuzuan njëri-tjetrin për shkeljen e një marrëveshjeje të përkohshme të ndërmjetësuar nga SHBA për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, duke theksuar vështirësitë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës trivjeçare.

Muajin e kaluar, Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë shpallën pikat e përgjithshme të një armëpushimi – një ndalim i kufizuar i sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike si termocentralet, linjat e transmetimit, nënstacionet dhe struktura të ngjashme.

Kievi e mbështeti armëpushimin e kufizuar, me kusht që Moska t’i përmbahej atij.

Më pas, pati një marrëveshje të përkohshme për të kufizuar luftime në rajonin e Detit të Zi, si pjesë e përpjekjeve për të rifilluar eksportet në shkallë të gjerë të produkteve bujqësore ukrainase dhe ruse.

Megjithatë, Kremlini këmbënguli për disa kushte që ekspertët e jashtëm i cilësuan si të vështira, për të mos thënë të pamundura për t'u përmbushur.

Tashmë, pothuajse një muaj më vonë, armëpushimi është përkeqësuar deri në pikën e dështimit, ndërsa si Kievi ashtu edhe Moska vazhdojnë sulmet ditore duke përdorur dhjetëra dronë dhe raketa të fuqishme./REL

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 13/04/2025 21:17

    Nuk e kaam parre boten te levize kundra cifuteve qe po masakrojne me mijera femije Palestineze dhe nukbpo meret asnje mase kundra atyre terroristeve netanyahu me shoke , si zbatohet ky ligji nderkombetar apo sipas interesave dhe jo sipas rregullave ? Perendimoret e teeguan veten qe jane te padrejte dhe gjakatar por nga ana tjeter duan te duken si vende me te drejta njerezore te barabarta por kjo farse e tyre ka mare fund se asnje nuk i beson me atta palaco

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?