Politikë

Macron nga Forumi Ekonomik: Jam avokat i integrimit të Shqipërisë në BE, kemi bashkëpunim të shkëlqyer në arsimin teknologjik

17 Maj, 12:22| Përditesimi: 17 Maj, 13:00

  • Share

 

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka folur në një konferencë në Forumin Ndërkombëtar FII, një nga platformat më të rëndësishme globale për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes ekonomike botërore, ku ka shprehur mbështetje të fortë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

‘Të punojmë së bashku për ekonominë, për emigracionin, për tregtinë. Nëse integrohemi në vende shumë të qëndrueshme, ndihmojmë stabilitetin dhe BE-në. Unë jam avokat që të mbyllim këtë anëtarësim në BE. Prandaj KPE është kaq e rëndësishme.Kemi bashkuar me Shqipërinë dhe shkollën 42, që është një element shumë i mirë’- tha ai

Më tej  Macron iu përgjigje pyetjes së gazetarëve mbi investimet në Francë.

‘Morëm rezultate sepse kemi qenë numër një në shkallën e tërheqjes së investimeve, kemi krijuar më shumë se 200 milionë vende pune dhe kemi nisur të industrializojmë vendin. Fokusi im do të jetë stabiliteti. Jemi numri një për AI, kemi pajisje të mira’- tha ai.

Nga ana tjetër Macron iu përgjigj dhe pyetjes për rrezikun që po i kanoset demokracive vitet e fundit.

‘Unë mendoj që jemi qartësisht në një destabilizim të rendit ndërkombëtar. Shekullin e kaluar zgjeruam demokracitë, por ishim naivë që besuam se do të vijonin. Tani demokracitë janë në rrezik. Kemi një krizë të vetë demokracive.’- tha ai.


Lajmi kryesor:

Forumi Ekonomik në Tiranë/ Macron thirrje: Investoni në Shqipëri, ka udhëheqje të fortë, së shpejti në BE! Rama: Një epokë e artë mund të çelet edhe për Evropën


H.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?